Greqi, sërish përleshje në Athinë; anarkistët përplasen me policinë

07/11/2016 00:00

Athina është kthyer sërish këtë të hënë në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit.

Çdo gjë filloi gjatë një manifestimi studentor, kur një grup anarkistësh që ndodhej brenda protestës goditi me gurë dhe bomba molotov forcat e rendit që ndodheshin në sheshin Sintagma.

Mbas ndërhyrjes së policisë, grupi i anarkistëve iu drejtua Politeknikut të Athinës dhe lagjes Eksarkia, ku iu vuri zjarrin koshave të plehrave dhe hodhi gurë kundër agjentëve.

Në zonë ndodhen forca të shumta policore, me autoritetet që shprehin frikën e përshkallëzimit të situatës.

Top Channel