Tiranë, arrestohen dy adoleshente për vjedhje

07/11/2016 00:00

Dy vajza vetëm 17 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje. Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se dy adoleshentet kanë vjedhur një telefon.

A. B. dhe E. L., 17 vjeçe në ambientet e një lokali në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kanë vjedhur një telefon Samsung, në automjetin e R.R. A. B ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit.

Ndaj dy vajzave rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim dhe ajo e shkatërrimit të pronës për A. B.

Top Channel