Reshjet dëmtojnë sistemin, OSHEE: Riparuar 65% e dëmeve

07/11/2016 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar paraditen e kësaj të hëne mbi dëmet e shkaktuara në sistem nga reshjet e fundit.

Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE ka bërë të ditur se dëme ka patur në qarqet kryesore të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasa, Berat, Fier, Vlorë, Gjirokastër, si dhe në Kukës e Shkodër në veri.

Sipas njoftimit, dëmet janë shkaktuar kryesisht gjatë orëve të natës dhe deri paraditen e sotme janë riparuar 65 për qind e tyre.

Top Channel