Italia, pas Barzaglit mbetet jashtë edhe Marchisio. 3 debutues

07/11/2016 00:00

Claudio Marchisio nuk do të grumbullohet me Italinë për ndeshjet e radhës me Lihtenshtajnin, për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, si dhe miqësoren me Gjermaninë.

Shkak për braktisjen e “Coverciano”-s, kampit të grumbullimit të kombëtares “axurre”, thuhet se është pasiguria e trajnerit për të rrezikuar me mesfushorin juventin, i cili është rikthyer në fushat e blerta vetëm dy javë më parë, pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.

Nëse do të grumbullohej, Marchisio do të rikthehej të vishte fanellën e kombëtares italiane pas rreth një viti, teksa mungon që prej miqësores me Rumaninë të 17 nëntorit 2015.

Gjithsesi, trajneri i “të kaltërve” ka vendosur të grumbullojë mesfushorin e Atalantës, Roberto Gagliardini, i cili vjen pas një performance tepër të mirë në këtë fillimsezoni të Serie A. Ai do të debutuesi i tretë në kombëtare, së bashku me Politanon dhe Cataldin.

Reparti më i goditur nga dëmtimet mbetet gjithsesi ai i mbrojtjes. Ventura, pasi thirri Davide Astorin e Fiorentinës për të zëvendësuar të dëmtuarin Barzagli, pritet të zyrtarizojë një tjetër thirrje “të minutës së fundit. Në “Converciano” pritet të shkojë Armando Izzo i Genoas, i cili është grumbulluar edhe më parë nën drejtimin e Antonio Contes, majin e kaluar, për fazën përgatitore përpara “Euro 2016”.

Top Channel