Të mbulosh gjoksin me… pica

07/11/2016 00:00

Sigurisht që ajo nuk është e turpshme të reklamojë gjokset e saj, duke rrëfyer se është pro “lirisë së gjoksit”.

Megjithatë Kendall Jenner ka gjetur një mënyrë për të mbuluar gjoksin në një foto të saj në Instagram. 21-vjeçarja e cila festoi ditëlindjen e saj të enjten, ka postuar një foto në rrjetin social.

Fotoja tregon bustin e Kendall teksa ka veshur një bluzë të zezë disi të tejdukshme ku ka mbuluar me dy emoji ‘pizza’ gjokset e saj. Bukuroshja ka shkruar vetëm ‘zaza’.

Top Channel