Shkodër, stuhia shkakton dëme të konsiderueshme

07/11/2016 00:00

Si pasojë e motit të keq, në fshatin Xhan të ish-komunës Pult në Shkodër mbrëmjen e së dielës ka pasur një stuhi të fortë ere.

Banorë të zonës, përmes rubrikës “Ti Raporton” bëjnë të ditur se stuhia në formën e syrit të një cikloni ka shkaktuar disa dëme të konsiderueshme, duke zbuluar disa shtëpi të vjetra.

Nuk ka raportime për njerëz të lënduar, gjithsesi, por besohet se nata ka qenë e vështirë për t’u kaluar në qiell të hapur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel