Këndohet himni në Mitrovicë, emocione në Trepça-Prishtina -VIDEO

06/11/2016 00:00

Momente tepër emocionuese kanë pushtuar fillimin e ndeshjes Trepça-Prishtina, e vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndërsa shkallët e palestrës së sportit “Minatori” në Mitrovicë ishin të tejmbushura himni kombëtar ka ndezur akoma edhe më tepër atmosferën ku dallohet qartë edhe emocioni që ka përfshirë jo vetëm tifozët, por edhe disa prej lojtarëve.

Në përfundim të ndeshjes, Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës me rezultatin 74:59 (16:21, 21:7, 14:17, 23:14).

Çereku i dytë ishte ai në të cilin bardhekaltrit shkëlqyen duke mos i lejuar mitrovicasit të shënojnë jo më shumë se 7 pikë, ndërsa ata realizuan 21 pikë. Në tre çerekët e tjerë lufta ishte e barabartë në parket, por diferenca që e krijuan kryeqytetasit në dhjetëminutëshin e dytë ishte e mjaftueshme për ta për të arritur deri te fitorja e dytë në këtë edicion në të gjitha garat ku marrin pjesë.

Top Channel