Gashi “sms” De Biazit, supergol nga 40 metra – VIDEO

06/11/2016 00:00

Ndërsa na ndajnë më pak se 6 ditë nga përballja me Izraelin, për teknikun italian të kombëtares kuqezi dita e sotme ia ka bërë edhe më të vështirë përzgjedhjen për repartin sulmues.

Ndërsa Balaj shënoi dy herë për Terek Grozni ndaj Zenitit, Shkëlzen Gashi i është kundërpërgjigjur me një supergol nga SHBA me ekipin e tij Colorado Rapids.

Sulmuesi shqiptari shënoi një gol fantastik nga rreth 40 metra në të 36’, në ndeshjen e play-offit ndaj Los Angeles Galaxy, pjesë e së cilës është edhe Steven Gerrard.

Ndeshja e parë e play off përfundoi 1-0 për Los Angeles Galaxy dhe goli i Gashit ka shtuar shpresat për kualifikim ekipit të tij, Colorado Rapids, që arriti të kalonte skuadrln e britanikut Gerrard pas gjuatjeve të penalltive.

Gashi u zëvendësua në pjesën e dytë dhe minutat në vijim nuk sollën asgjë të re, 90 minutat përfunduan me rezultatin 1-0, çka e çoi ndeshjen në kohën shtesë.

Edhe në shtesë asnjë prej ekipeve nuk arriti të shënojë dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë ku shokët e skuadrës së Gashit rezultuan më të saktë, duke fituar me penallti 3-1.

Top Channel