Interi vuan, por fiton 3-0 ndaj Crotone

06/11/2016 00:00

Ndërsa vijon kërkimi për emrin e ri të trajnerit, Interi ka fituar me vuajtje ndaj vendit të parafundit në Seria A, duke e zgjidhur ndeshjen vetëm 6 minuta nga fundi.

Në pritje të trajnerit të ri, zikaltrit u drejtuan edhe në këtë ndeshje nga trajneri i të rinjve, Vecchi, duke zhvilluar një ndeshje pa ritëm në pjesën e parë, që u mbyll 0-0 mes pakënaqësisë kolektive në “San Siro”.

Goli i parë për Interin erdhi në të 84-n, me goditjen e saktë të Ivan Perisic në hyrje të zonës, Ndërsa dy minuta më pas Icardi shënoi golin e dytë, pas një penalltie të fituar vetë. Ka qenë sërish argjentinasi që shoni edhe golin e tretë të ndeshjes në minutën e tretë shtesë.

Top Channel