Vrasja në Sarandë, Noka: Rama ka hequr dorë nga detyra për të siguruar rend

06/11/2016 00:00

Deputeti demokrat Flamur Noka, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar për vrasjen e rojës së karburantit në Sarandë.

Noka thekson se kjo dramë e madhe tregon gjendjen e rëndë ne vend duke shtuar se Rama ka hequr dorë nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogën e drogmenët, grabitësit e banditët me armë.
Statusi i deputetit Flamur Noka në “FB”.

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, një dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë ne vend, pasigurinë e sundimin e krimit. Ja ku e çoi Edi Rama vendin, duke e ndarë në dy botë. Një qytetar i ndershëm që punon roje natën në karburant për të siguruar ilaçet e së bijës së sëmurë dhe në botën tjetër një njeri i drogës që kalon gjithë Sarandën me çifte në dorë, pa asnjë pengesë dhe vret me gjakftohtësi për të marrë 600 mijë lekë.

Edi Rama ka hequr dorë nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogën e drogmenët, grabitësit e banditët me armë. Pak kohë më parë u tha karburanteve të sigurohen vetë se shteti nuk bën dot detyrën e tij. Ky është fundi i kontratës. Qytetarët nuk kane zgjedhje tjetër, të marrin situatën në dorë e të sjellin ne krye një qeveri që bën detyrën, që ofron rend e shtyp krimin pa mëshirë.

Top Channel