Vetëdorëzohet babai përdhunues, vajza e denoncoi dy ditë më parë

06/11/2016 00:00

Në policinë e Vlorës u vetëdorëzua sot 41-vjeçari, Vait Çinaj, i cili dy ditë më parë u denoncua nga vajza e tij 17-vjeçare se ai e kishte përdhunuar.

Vajza tregoi se ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por është detyruar që të abortojë për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

Adoleshentja së bashku me tezen e saj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës babanë, e cila ia kaloi dosjen Prokurorisë.

Ndërkohë nëna e 17-vjeçares u shprehet se vajza nuk ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa përsa i përket denoncimit, ajo deklaron se nuk dyshon aspak te bashkëshorti, pasi sipas saj, vajza i ka dhënë tre emra të tjerë.

Por do të jenë analizat e ADN-së ato që do të vërtetojnë ose jo akuzën e vajzës për babain e saj.

Top Channel