Liverpuli nuk gabon, merr kreun e Premier Ligës

06/11/2016 00:00

Liverpuli përfitoi maksimalisht nga hapi fals i Manchester City-t një ditë më parë dhe i Arsenalit këtë të dielë, duke marrë i vetëm kryesimin e Premier Ligës.

Skuadra e Jurgen Klopp shkatërroi me rezultatin 6-1 Watfordin e drejtuar nga ish-trajneri i Napolit dhe i Interit, Walter Mazzarri.

Mbrojtja e miqve rezistoi deri në minutën e 27, kur Mane shndërroi në gol një top të marrë nga Coutinho. 3 minuta më vonë, ky i fundit gjeti vetë rrugën e rrjetës, ndërsa Can vulosi në 3 me 0 rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 57, golin e gjen edhe Firmino dhe tre minuta pas tij sërish Mane. Janmaat shënon golin e nderit për Watford, ndërsa për Liverpulin pati kohë edhe për një gol në minutat shtesë të shënuar nga Wijnaldum.

Me këtë fitore, Liverpul e sheh veten në krye të klasifikimit me 26, pikë, një më shumë se Chelsea dhe dy më shumë se Arsenali dhe Manchester City.

Top Channel