Veseli fiton “derbin” e shqiptarëve

06/11/2016 00:00

Kjo javë e Serisë A vendosi përballë dy njëri-tjetrit dy shqiptarët. Peskara e Memushajt dhe Manajt priti në fushën e saj Empolin e Frederik Veselit. Vendasit regjistruan një tjetër humbje që u thellon krizën.

Me dyshen titullare Manaj-Memushaj, skuadra e drejtuar nnga Massimo Oddo kërkoi të zhbllokonte sfidën që në minutën e 7 me Rey Manaj, goditja e të cilit u bllokua mbrojtja, por ishte Empoli që me Macaronen kaloi në avantazh në minutën e 12.

Në të 15-ën, pas një kombinimi mes Memushajt e Caprarit, ky i fundit finalizoi me një goditje që u stampua në tranversë. 2 minuta më pas, Memushaj iu afrua golit të barazimit por gjeti kundërpërgjigjen e Skorupskit. Pas gli të dytë të Empolit të realizuar nga Pucciareli, në minutën e 40 Manaj u shfaq i rrezikshëm, por gardiani i skuadrës toskane tregoi sërish klasin e tij, por në limitet e pjesës së parë

Macarone u shfaq sërish vendimtar me golin e tretë. 9 minuta pas filimit të pjesës së dytë ishte sërish Memushaj që frymëzoi aksionin e finalizuar në mënyrën më të keqe nga Verre. Mesfushori vlonjat nuk arriti të finalizonte edhe 3 minuta nga fundi, ndërsa Empoli realizoi edhe golin e katërt me Saponarën.

Paraqitja e Veselit në këtë ndeshje ishte shumë pozitive. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare regjistroi ndeshjen e 4 si titullar duke fituar besimin e trajnerit, ndërsa Empoli parakalon në klasifikim Peskarën duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve.

Top Channel