Të pandryshueshëm, kreu i PPSH: Priftërinjtë e shpallur martirë, reaksionarë

06/11/2016 00:00

Komunistët vazhdojnë t’i cilësojnë priftërinjtë si reaksionarë. Ata u mblodhën për të kujtuar 75-vjetorin e themelimit të Partisë së Punës, dy ditë para 8 nëntorit dhe një ditë pas lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër.

“Jemi krenarë me historinë, me veprën dhe me lavdinë e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ndërsa lidhur me lumturimin e 38 priftërinjve reaksionarë, kjo është një kundërvënie e hapur e veprës së tyre reaksionare që kanë bërë gjatë luftës dhe pas çlirimit. Ata i fusin të 38 prinftërinjtë reaksionarë sikur i ka pushkatuar regjimi pa gjyq, por i ka pushkatuar me gjyq”, tha Muharrem Xhafa, kryetar i PPSH-së.

Idhtarët e ish-regjimit u mblodhën këtë të dielë për të kujtuar vitin 1941, ditën e krijimit të Partisë Komuniste.

Top Channel