Lezhë, aksidenton për vdekje këmbësorin, arrestohet

06/11/2016 00:00

Mbrëmjen e së shtunës, Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nik Nika, 61 vjeç nga Puka, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, të identifikuar si K. M., 71 vjeç nga Kurbini.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane të vendit të quajtur Fushë Gjorme, në Kurbin, teksa autori drejtonte automjetin me targa AA 599 BN.

Pas ndalimit, ai pritet të akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel