Sarandë, vrasje në pikën e karburantit. Identifikohet autori, shpallet në kërkim

06/11/2016 00:00

Punonjësi i një pike karburanti në Sarandë është vrarë gjatë orëve të para të mëngjesit, gjatë një grabiteje.

Policia njofton se, rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, një person i armatosur me armë gjahu ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar punonjësin e kësaj pike karburanti.

Artan Hoxha, 44 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës, për shkak të plagëve të rënda.

Autori u largua nga vendngjarja me një motor të kuq, i pamaskuar, pasi vodhi një sasi parash prej rreth 60 mijë lekësh. Disa orë më vonë, policia njoftoi se e identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes.

Ai është një 27-vjeçar, të cilit i jepen vetëm inicialet dhe është shpallur në kërkim nga policia. Policia dyshon se i riu është përdorues i lëndëve narkotike.

Top Channel