Mamurras-Kurbin, “Benzi” përplas për vdekje këmbësorin

05/11/2016 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar këtë të shtunë në aksin Fushë Mamurras-Kurbin.

Nga të dhënat e fundit rezulton se një mjet tip “Benz” me targë “AA 599 BN” ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur menjëherë jetën.

Emri i viktimës nuk është identifikuar ende, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi Nik Nika, 51 vjeç nga Puka, është shoqëruar në komisariatin më të afërt të policisë.

Burime nga ky komisariat bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertë të qarkullimit për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel