Bajerni ngec, Dortmund e Volfsburg gjejnë rrugën e fitores

05/11/2016 00:00

Bajerni nuk gjeti rrugën e rrjetës ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, megjithatë në fund skuadra e drejtuar nga Ancelotti arriti që të marrë një pikë falë barazimit 1-1.

Miqtë bënë gjithçka në këtë takim. Fillimisht ndëshkuan vendasit në minutën e 16-të me Demirbay dhe më pas veten me një autogol të Zuber në minutën e 34.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe më pas gjithë takimi, pavarësisht përpjekjeve të Bajernit për të gjetur golin e dytë.

Ndërkohë, Dortmundi u rikthye tek fitorja pas tre barazimeve radhazi. Verdhezinjtë shkatërruan 5-2 në transfertë skuadrën e Hamburgut duke thelluar edhe më tej krizën  e kësaj skuadre.

Edhe Volfsburgu gjeti rrugën e fitores. “Ujqërit” fituan 3-0 në transfertë ndaj Freiburgut, duke regjistruar fitoren e dytë për këtë sezon, ndërsa Leverkusen mposhti në shtëpi 3-2 Darmstadin.

Top Channel