Përmet, evidentohen dy kapanone me 95 kg hashash

05/11/2016 00:00

Në luftën kundër lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka përqendruar punën e saj në identifikimin dhe asgjësimin e vendgrumbullimeve të hashashit të korrur dhe në një operacion të tillë të ndërmarrë në Gjirokastër, u evidentuan dy të tillë.

Një tjetër operacion është zhvilluar nga  Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A  dhe Komisariatin e Policisë Përmet.

Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe forcat e Komisariatit të Përmetit, evidentuan dy kapaninë të vegjël në fshatin Kreshovë të Bashkisë së Përmetit.

Policia thotë se ka sekuestruar rreth 95 kilogramë hashash që ndodhej në këto kapanone në proces tharjeje, në total rreth 1100 bimë, që janë asgjësuar me anë të djegies.

Policia thotë se po punon për kapjen e dy shtetasve, banorë të asaj zone si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Top Channel