Luftëtari lufton deri në fund dhe ndal Partizanin

05/11/2016 00:00

Partizani humbi një mundësi të artë për të marrë edhe përkohësisht kreun e Kategorisë Superiore. “Të Kuqtë” u ndalën në barazim 1-1 nga Luftëtari në ndeshjen e parë sezonale që këta të fundit luanin në shtëpinë e tyre.

Golat u shënuan që të dy në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 57 me anë të Bregut, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 72 me anë të Ibrahimit.

Në minutën e 87, Licaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe braktis fushën, por koha e mbetur nuk mjaftonte për Partizanin që të shfrytëzonte avantazhin numerik në fushë dhe të largohej me pikë të plota nga Gjirokastra.

Ky rezultat u shkon më shumë përshtat gjirokastritëve dhe ishte pikërisht barazimi objektivi i vendosur nga trajneri i tyre një ditë para takimit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi minimalisht 1-0 në takimin ndaj Korabit.

Top Channel