Dashuria nuk pyet, propozim martese në ndeshje futbolli (VIDEO)

05/11/2016 00:00

Një person i dashuruar nuk mendohet shumë për vendin ku do t’ia shprehë ndjenjat e tij personit të zemrës.

Kjo ka ndodhur në Sllovaki në një ndeshjen e divizionit të tretë të kampionatit vendas. Futbollisti i Niznas, Lubomir Vajecka, pak çaste përpara fillimit të sfidës, u ul në gjunjë përballë arbitres anësore, Petra Lepackova për t’i propozuar për martesë.

Një propozim që nuk ishte parë dhe që ngjalli entuziazmin e 400 personave të pranishëm në stadium, ndërkohë që video u publikua menjëherë në internet. Një gjest që mori përgjigjen e shumëpritur nga Vajecka. Petra nuk hezitoi t’i thotë “Po” të fejuarit të saj për të shpërthyer më pas në lot gëzimi duke fituar duartrokitjet e tifozëve dhe lojtarëve.

Top Channel