Manchester United në krizë, Mourinho mendon spastrime

05/11/2016 00:00

Pas dështimit të radhës Mourinho hidhet në sulm. Sipas mediave britanike, më saktësisht “Telegraph”, portugezi ka hartuar listën e futbollistëve që nuk do të ketë më në skuadër, dalja e të cilëve me shumë gjasa do të bëhet në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Në kërkim të një mënyre për të ringritur një skuadër që është gjithnjë më shumë në krizë dhe një pankinë gjithnjë e më shumë në rrezik, Mourinho ka menduar të bëjë disa spastrime, sipas tij të domosdoshme. Lista e ‘të padëshiruarve’ është me 8 emra, duke nisur nga ai i përjashtuar i parë sezonal, Bastian Schweinsteiger, Darmian, Marcos Rojo, Phil Jones, Morgan Schneiderlin. Michael Carrick, Ashley Young dhe Memphis Depay.

Një listë e gjatë, që duket se të lë kuptosh se faji për situatën që ndodhet Manchester United është pikërisht te futbollistët. Por duket se nuk janë vetëm këta që në Mourinho në fakt i gjeti në skuadër, por edhe te ata që ai solli me vete në fillim të verës. Mediat flasin edhe për Ibrahimovic, loja e të cilit javët e fundit nuk ka bindur, ndërsa gjithnjë më shumë për të bien sirenat amerikane.

Top Channel