Banorët mbetën të alarmuar kur panë një person të zhytur në baltë në një lum në Peru, gjysmë të zhveshur dhe menjëherë alarmuan policinë duke menduar se kishte vdekur.

Por në fakt, fatmirësisht nuk rezultoi kështu. Policët u afruan menjëherë dhe vunë re se personi në fjalë po flinte. “Nuk kam bërë asgjë, pse po më arrestoni”, u përgjigj i befasuar personi që kishte kaluar disa orë gjumi i zhytur në baltë e ujë.

Jorge Luis, 25 vjeç, pasi u pastrua nga policia, u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Më pas u zbulua se personi në fjalë kishte konsumuar sasi të madhe alkooli dhe ishte në gjendje të dehur, por ende nuk dihet se si ka përfunduan në lum.

Megjithatë, në këtë rast, 25-vjeçari mund të konsiderohet me fat pasi mund të humbte edhe jetën nëse niveli i ujit do të ishte ngritur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel