Tentojnë të marrin peng 18-vjeçarin, në kërkim 4 të rinj

05/11/2016 00:00

Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi kanë tentuar të fusin me forcë në mjetin e tyre një 18-vjeçar.

Burime zyrtare bjën të ditur se rreth orës 10.30 të së enjtes E. M, 18 vjeç rrëfen se katër persona të panjohur i kanë dalë përpara me një mjet tip Benz dhe kanë tentuar ta fusin me forcë në makinë për ta rrëmbyer.

18-vjeçari ka mundur të largohet me vrap, dhe më pas ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit.

Efektivat kanë nisur menjëherë hetimet dhe gjatë kontrolleve të ushtruara kanë gjetur mjetin e përdorur nga autorët me targë të identifikuar.

Gjithashtu është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e T. N, 23 vjeç, nga Durrësi, E. G, 21 vjeç dhe E. G, 21 vjeç nga Kavaja.

Policia nuk bën të ditura motivet e kësaj ngjarje për shkak të hetimeve, por thotë se vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të katërt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel