Kanye West i ikën zëri, ndërpret koncertin

05/11/2016 00:00

Kanye West ka tërbuar fansat e tij të enjten, kur papritur vendosi të ndërpresë koncertin. Reperi ishte duke performuar në Inglewood, kur befas ka ndërprerë koncertin për shkak të zërit të tij.

39-vjeçari po këndonte “Only One” por ai nuk arriti ta përfundonte atë. Ai ka ndaluar dhe ka thënë: “Ndizni dritat, koncerti përfundoi. Jam shumë i ngjirur, nuk mund ta përfundoj koncertin”.

Pas këtij vendimi, shumica e fansave nisën të fërshëllenin duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre, por Kanye West i ka qetësuar, duke u thënë se të gjithë do të rimbursohen.

Top Channel