“Sheqerka” britanike: Nuk dal me persona që s’janë të pasur

05/11/2016 00:00

25-vjeçarja britanike Simone Toon e quan veten një “Zonjushë e kohës së lirë” dhe ajo e pranon publikisht se nuk do të lidhej apo të dilte në takim me një person jo të pasur.

Edhe pse është e papunë ajo shpenzon rreth 4000 paund në muaj dhe të gjitha këto para të sponsorizuara nga meshkuj, kryesisht burra në moshë të cilëve 25-vjeçarja u ofron shoqërinë e saj.

“Një vajzë sheqerkë, është dikush që jeton një jetë të mirë dhe në luks. Ti mund të jetosh në një apartament të mirë që paguhet nga “babai i ëmbël”, thjesht duke u kujdesur për një person më të moshuar”, shprehet ajo duke refuzuar në mënyrë kategorike të cilësohet si një vajzë eskortë, duke shtuar se: “Një vajzë eskortë del me njerëz të ndryshëm çdo orë, ndërsa unë dal vetëm me një person.”

“Nuk mund të dal me një person që mund të plotësojë shpenzimet e mia. E kam provuar dhe nuk ka funksionuar”, rrëfen ajo teksa shton se harxhon rreth 4000 paund në muaj, pa llogaritur këtu edhe ndërhyrjet kirurgjikale në gjoks.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel