Falimenti zhyt Flamurtarin, 6 pikë më pak se nuk shleu borxhet

04/11/2016 00:00

Skuadra e Flamurtarit do të penalizohet me heqje pikësh në Kategorinë Superiore, pasi edhe ultimatumi i dhënë nga FSHF për shlyerjen e borxheve të prapambetura që skadoi këtë të premte, nuk përkoi me pagesat e detyrueshme nga klubi vlonjat.

Ekipi bregdetar kishte afat një muaj për të paguar faturat dhe rrogat e prapambetura ndaj disa lojtarëve dhe ky afat skadoi.

Tre futbollistë kanë kërkuar ndihmën e FSHF për konfliktin mbi detyrimet e prapambetura, por nga administratori Sinan Idrizi nuk ka ardhur asnjë përgjigje, pasi sipas drejtuesve këto janë borxhe të mbartura nga bashkia e kaluar.

Ky sanksion vjen me jo më pak se 6 pikë për një çështje. Në 14 nëntor është caktuar dhe afati i fundit për pagesat e prapambetura për ish-trajnerin Ernest Gjoka, tashmë në skuadrën e Kukësit.

Ekipi vlonjat është penalizuar dhe vitin e kaluar me heqjen e 3 pikëve për shkak të borxheve ndaj kroatit Toni Pezo.

Top Channel