Sfidat me San Marinon e Italinë, Gjermania lë pushim Mesut Ozil

04/11/2016 00:00

Veprimi i tij mrekulloi botën e futbollit dhe kandidohet me prepotencë për ccmimin e golit më të bukur të vitit, por pavarësisht paraqitjes së fundit në Champions, Mesut Ozil mbetet jashtë kombëtares gjermane.

Mesfushori teknik nuk është përfshirë në listën e trajnerit Joachim Loew për ndeshjet ndaj San Marinos dhe Italisë, për t’i dhënë pak ditë pushim lojtarit me origjinë turke dhe për të provuar zgjedhje të reja.
 
“Panzerat” që janë kampionë në fuqi të botës do të luajnë në kualifikueset e “Rusi 2018” ndaj San Marinos në stadiumin e Serravales, para se të përballen me Italinë 4 ditë më vonë në një miqësore që asnjëherë nuk është e tillë.

Trajneri Loew ka preferuar të mos mbingarkojë lojtarët që nuk do të kenë pushime dimërore si ata të Bundesligës. Toni Kros dhe Khedira do të luajnë vetëm në një ndeshje ndërsa Ozil nuk është përfshirë fare.
 
“Është mirë për ata lojtarë që nuk kanë pushime në dimër që të qetësohen. Kështu që përjashtimet në këtë rast janë bërë për të mirën e tyre. Ne nuk do të jemi arrogantë ndaj San Marinos, por seriozë në objektivin tonë. Për sa i përket miqësores me Italinë, çdokush e njeh rivalitetin mes nesh dhe kjo kombëtare nga më të fortat në botë që luan ndaj nesh, është nga ato që i pret gjithë bota”, tha Loew.

Talentet e Bundesligës. Gerhardt, Gnabry  dhe Henrichs janë grumbulluar për herë të parë nga Gjermania.

Top Channel