Mallakastër, protestë kundër hidrocentralit të Poçemit

04/11/2016 00:00

Banorë të fshatit Kutë, të shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Mallakastrës, kreu i PAA-së, Agron Duka, deputetë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë protestuar këtë të premte kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Të pranishmit kanë dalë njëzëri kundër këtij vendimi, pasi sipas tyre kjo vepër do ta dëmtojë rëndë këtë zonë.

Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe akuzat e ironitë e banorëve të zonës ndaj qeverisë, duke i kërkuar asaj që të qëndrojë larg Kutës e Poçemit, bashkë me firmën fituese që duhet të ndërtojë këtë hidrocentral.

Top Channel