Greqi, hap zjarr ndaj policisë, në kërkim trafikanti shqiptar

04/11/2016 00:00

Një trafikant që dyshohet se është shtetas shqiptar ka hapur zjarr me kallashnikov kundër policisë greke gjatë një kontrolli për lëndë narkotike pranë Igumenicës.

Incidenti nuk ka shkaktuar viktima, por trafikanti i dyshuar ka mundur të fshihet në pyjet e zonës kufitare dhe ende po kërkohet nga policia.

Në zonë janë gjetur rreth 100 kilogramë kanabis. Policia greke thotë se zona Anavitos është një prej shtigjeve ku kalojnë sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Greqi.

Lidhur me ngjarjen janë njofuar edhe autoritetet kufitare shqiptare, ndërsa në zonë po patrullon edhe një helikopter i policisë.

Top Channel