Ndryshon vendi i landfillit në Fier, por protesta vazhdon

04/11/2016 00:00

Edhe pse në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është vendosur se landfilli nuk do të ndërtohet pranë shtëpive të protestuesve, sërish banorët e Mbyetit kanë protestuar, kësaj radhe para ndërtesës së Bashkisë në Fier.

“Çfarë jemi ne këtu, bagëti? Edhe bagëtia e bën bajgën larg”, tha një protestues.

Protestuesit kërkuan shpjegime nga drejtuesit e bashkisë.

“Nuk do të lëvizim nga këtu deri sa të na sqarojnë. Do t’i shkojmë deri në vetëflijim të jetës sonë”, tha një tjetër banor protestues.

Në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak, ndërtimi i landfillit nuk do të jetë afër shtëpive të protestuesve, pasi për këtë qëllim duhet një sipërfaqe fushore.

Banorët kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të impiantit, pas vendimit të bashkisë për të ndryshuar kontraktorin e ndërtimit të tij, që do të përpunojë mbetjet e Fierit.

Top Channel