Zikaltrit “në fije të perit” në Europa League

04/11/2016 00:00

Humbja me Southampton e komplikon ndjeshëm situatën e Interit në Europa League. Për zikaltrit do të duhet një mrekulli për t’u kaluar fazën e grupeve pasi në dy ndeshjet e mbetura, jo gjithçka do të varet prej tyre. Interi është në grupin K që kryesohet nga Sparta e Pragës me 9 pikë e ndjekur nga Southamton me 7 e Hapoel beer Sheva me 4, ndërsa Interi është në fund me 3 pikë në 4 ndeshje.

Në dy ndeshjet e mbetura, Interi do të duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Hapoelit në Izrael dhe Sparta Pragës në “San Siro”, por sytë do të jenë nga sfida mes çekëve dhe Southampton e vlefshme për javën e pestë të Europa League. Nëse anglezët fitojnë me Beer Sheva, atëherë Spartës do t’i mjaftojë një barazim me Southamptonë në fushën e saj për të eliminuar përfundimisht Interin dhe të kalojnë raundin së bashku me anglezët.

Për Interin do të ishte ideale fitorja ndaj Hapoelit dhe Southampton të mos fitojë ndaj Spartëas për të rritur shpresat e kualifikimit. Nëse kjo do të ndodhë, në sfidën e fundit do të duhet të mposhtë Spartën dhe të shpresojë që Southampton të barazojë ose të humbasë ndaj Hapoelit.

Interi ka edhe një shans që është akoma më i komplikuar. Zikaltrit duhet të fitojnë në Izrael dhe Sparta të humbasë në fushën e saj ndaj Southampton. Në këtë rast, Interit do t’i duhet të fitojë 2-0 ose me një diferencë prej 3 golash ndaj Spartës në Milano për të mbyllur fazën e grupeve me 9 pikë, por me një gol më shumë të shënuar në transfertë ose me një golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte me çekët që Pragë kanë fituar 3-1 ndaj zikaltërve.

Top Channel