Veliaj në Vjenë, vlerësohet me Pllakën e Artë të Bashkisë

04/11/2016 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vlerësuar me Pllakën e Artë të Bashkisë, nga homologu i tij vjenez, Michael Haupl.

Veliaj ndodhet në Vjenë në një vizitë zyrtare dy ditore, ku diskutoi mbi zhvillimet në kryeqytetin shqiptar dhe prioritetet e punës së tij, pas më shumë se një viti në detyrë. Në bisedën me Haupl, u vu në fokus të veçantë politika e ndjekur nga Bashkia e Tiranës për planifikimin urban, por edhe për çështje të strehimit social. Kryebashkiaku i Tiranës u njoh më nga afër me praktikën e ndjekur nga Bashkia e Vienës dhe eksperiencën e saj në këto fusha.

Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Vienë erdhi në kuadër të një fushate të gjerë për të promovuar Tiranën si një destinacion i mirë investimesh dhe turizmi.

Top Channel