Kendall Jenner flet për sëmundjen e saj

03/11/2016 00:00

Sezoni i 12-të i “Keeping With The Kardashians” do të rikthehet me një episod të ri ditën e dielë dhe fokusi do të jetë Kendall Jenner, vajza e katërt e Kris Jenner.

Në trailerin e publikuar nga “E!”, Kendall shihet teksa bën një bisedë serioze me nënën e saj lidhur me problemet shëndetësore.

Modelja 21-vjeçare i tregoj nënës së saj se për shkak të udhëtimeve të shumta ajo vuan nga paraliza në gjumë. Ndërkohë që Kris i rikujton asaj se duhet të bëjë 3 udhëtime brenda javës, Kendall shprehet se ndoshta nuk është në gjendje t’i bëjë ato.

“Nuke di nëse jam në gjendje t’i bëj. Nuk mund të udhëtoj aq shumë. Kam shumë frikë për shkak të paralizës. Kam shumë frikë të fle sepse ajo më ndodh vazhdimisht. Duket sikur zemra ime ndalon”, i thotë Kendall nënës së saj.

Top Channel