Rrugët për t’i shërbyer biznesit, UET lançon programin “250+”

03/11/2016 00:00

Universiteti Europian i Tiranës shpalli programin “250+”, një sistem për formim referuar nevojave për kualifikim të punonjësve në 250 bizneset më të mëdha në vend. Ky program, sipas themeluesve të UET-së ka ardhur për shkak të kërkesave të disa aktorëve.

“Ne ankohemi për punësimin e studentëve tanë. Ju ankoheni për cilësinë e dobët të diplomave të universiteteve, për mungesën e specialistëve, ose të atyre krijuesve që do t’i zhvillonin më tej bizneset tuaja”, tha Henri Çili.

“Masterat kryesisht më të përshtatshëm, që ajo që ju kërkoni të përkthehet në silabus edhe në programet mësimore që ne bëjmë, për të marrë pikërisht atë që doni”, deklaroi Adrian Civici, president i UET-së.

Nevojat e tregut për specializim të punonjësve për të konkurruar në tregun rajonal dhe global janë emergjente sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

“A i zgjidhin prodhuesit shqiptarë problemet e tyre me diplomën tonë, me të kualifikuarin tonë? Mendojmë se kemi shumë për të bërë”, tha ministri Klosi.

“Unë do të kujtoj këtu modelin gjerman dhe atë austriak, që jo vetëm masterin e mbaron nëpërmjet punësimit, por Kodi i Punës e ka të përcaktuar qartësisht se çdo sipërmarrje private ka detyrim ligjor të trajnojë 20 për qind të stafit të vet në vit”, tha Nikolin Jaka.

Tashmë Universiteti Europian i Tiranës do të mbledhë nga biznesi kërkesat apo nevojat që ai ka për një formim më të mirë të punonjësve, për të strukturuar më pas dhe programet e veçanta për studim.

Top Channel