“Supermario” e bën Nisën të pasur, shet 10 fanella në orë

03/11/2016 00:00

Kur Mario Baloteli u transferua në merkaton e verës te skuadra e Nisës, shumëkush nxitoi për ta quajtur një prej dishezave që do ta përndiqnin në rënien e karrierës së tij.

Por sulmuesi kontrovers italian duket se kishte nevojë pikërisht për një ekip pa shumë pretendime dhe presion për të dhënë maksimumin në fushë, dhe jo vetëm aty.

Skuadra e rivierës franceze ka nisur të marrë frytet e investimit të guximshëm te futbollisti problematik që ka shënuar 7 gola dhe ka ndihmuar Nisën të marrë kryesimin në Ligën transalpine.

Tërheqja e “Supermarios” mes tifozëve ka bërë punën e saj duke sjellë dhe një shpërthim në sektorin e marketingut. Një mesatare prej 10 fanellash në orë janë shitur në javët e fundit me emrin e Balotelit mbi shpinë ndërsa Nisa si asnjëherë në vitet e fundit po shton abonimet sezonale dhe kuotat e aksionerëve.

Sulmuesi ende nuk e ka gjetur rrugën e rikthimit në kombëtaren italiane, por buzëqeshjen në fushë që e kishte aq të nevojshme për golat, e ka fituar plotësisht.

Sipas gazetës “Nice-Matin’ shitjet e uniformave të skuadrës kanë pësuar rritje të madhe dhe po shkojnë drejt dyfishit me sezonin e kaluar.

Top Channel