Antikanabisi në Rrëshen, 4.2 tonë hashash dhe 22 të arrestuar

03/11/2016 00:00

Operacioni policor kundër kanabisit, i koduar me emrin “Befasia” dhe i zhvilluar që prej ditës së mërkurë në Rrëshen dhe në Mirditë, duket se është konkluduar këtë të enjte me arrestimin e 22 personave, procedimin penal në gjendje të lirë të 9 shtetasve, si dhe shpalljen në kërkim të pronarit të magazinës.

Vetëm gjatë mbrëmjes së vonë të kësaj të enjteje ka përfunduar peshimi i sasisë së përgjithshme të lëndës narkotike të sekuestruar, e cila rezultoi të kapë shifrat e plot 4.238 tonë, e gjitha në proces tharjeje dhe përpunimi.

Sasia e bimës narkotike të sekuestruar tashmë është magazinuar. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Top Channel