James Arthur: Ja si më refuzoi Rita Ora

03/11/2016 00:00

James Arthur zbuloi se Rita Ora dhe Ellie Goulding kishin refuzuar ofertën e tij për një bashkëpunim në projektin e tij të fundit muzikor.

Ylli i “X Factor” tha se ish e dashura e tij, Rita me të cilën ishte në lidhje në vitin 2013, asnjëherë nuk i kishte kthyer telefonatën pasi i kishte propozuar që të bënin një bashkëpunim.

Ai më pas i ishte drejtuar edhe Ellie Gulding, por edhe nga kjo e dyta, këngëtari mori vetëm refuzimin.

“Ishte e vështirë të përfshijë njerëz në këtë projekt sepse askush nuk e priste që unë të rikthehesha. Telefonova Ritën Orën dhe Ellie Guolind duke ju thënë ‘Dëshironi ta këndoni këtë vargun?’, dhe si përfundim nuk mora asgjë”, tha ai.

Arthur deklaroi gjithashtu se nuk arriti të përballonte faktin se tashmë ai ishte i famshëm, pasi fitoi spektaklin e talenteve në vitin 2012, duke u zhytur në alkool dhe drogë.

Në fillim të këtij viti, ai u rikthye me një marrëveshje të re dhe më 28 tetor publikoi albumin e tij të dytë të titulluar “Back from he Edge”.

Top Channel