Disiplina, vendimet për rastet e tjera

03/11/2016 00:00

Përpos vendimeve për sfidën ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut, Disiplina ka shqyrtuar edhe disa incidente të tjera që kanë ndodhur së fundmi në fushat e blerta për të gjitha kategoritë.

Kështu, zyrtari i Bylis, Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

Lojtari i Përmetit, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Skuadra e Përmetit, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, u dënua me 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Lojtari i Butrintit, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shkëndija e Tiranës U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, u dënua me gjobë në masën 50.000 lekë0. “Në zbatim të nenit 136 gjoba aplikohet në masën 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës”, thuhet në vendim.
Po ashtu, paralajmërohet kjo skuadër se në rast përsëritje, masat ndëshkuese do të përshkallëzohen.

Ndërsa, zyrtari i skuadrës Shkëndija Durrës U- 19 Agron Kërçova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes u dënua me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

Një tjetër zyrtar i skuadrës durrsake, Arjan Grosha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me gjeste dhe fjalë ofenduese u dënua me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Teutës U-19, Krisard Murati, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtari u dënua me një ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Kastriotit U-19, Agim Kuka, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste e fjalë ofenduese është dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

Lojtari i Kukësit U-17, Lavdrim Kovaçi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Butrintit U-17, Sokol Bogdo, për protesta ndaj vendimeve të arbitrit me gjeste e fjalë ofenduese, u dënua me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës

Zyrtari i skuadrës Apollonia U-17, Orges Xhuko, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ofenduar e kërcënuar është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

Top Channel