Ismailaj ‘braktiset’ nga avokatët, gjykata bën ankesë

03/11/2016 00:00

Ish administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj, braktiset nga avokatët në procesin penal ndaj tij ku akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda, akuzë e cila është konsumuar gjate kohës kur kompania e Ismailajt kishte marrë përsipër të mblidhte borxhet e CEZ për faturat e papaguara të energjisë elektrike.

As avokatët e zgjedhur nga vetë i pandehuri dhe as ata që janë caktuar kryesisht nga gjykata nuk u paraqitën në seancën e së enjtes. Kjo situatë tashmë është e përsëritur në këtë proces, i cili po merr të njëjtën rrugë me atë të procesit ndaj Dritan Dajtit, ku avokatët refuzonin ta mbronin në procesin gjyqësor.

Në këto kushte trupa gjykuese i është drejtuar me një shkresë ankese Dhomës Kombëtare të Avokatise ku kërkon marrjen e masave disiplinore ndaj avokatëve që refuzojnë të realizojnë mbrojtjen e të pandehurit.

Kjo zvarritje në procesin gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt, filloi menjëherë pasi gjykata vendosi të lejojë prokurorinë të lexojë thëniet e Elvis Matës, ish drejtorit ekzekutiv të DIA-s dhe i cilësuar si dëshmitari kyç i këtij procesi. 

Top Channel