Europa League, sytë nga Inter dhe Manchester United

03/11/2016 00:00

Luhen sot ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve të Europa League. Vëmendja më e madhe do të jetë tek Interi dhe Manchester United që po përballen me situata krizash.

Skuadra zikaltër që ka vetëm një fitore në këtë veprimtari do të luajë në Angli ndaj Southamptonit, ndërkohë që ende nuk kanë vendosur për pasardhësin e  De Boer, i shkarkuar pak ditë më parë.

Manchester United do të luajë në Stamboll ndaj Fenerbahces, me Mourinho që po përjeton momentin më të vështirë të karrierës së tij. Starti i këtij sezoni në Premier League është më i dobëti për të, ndërkohë që është ndëshkuar edhe nga Federata Angleze e Futbollit.

Roma do të luajë ndaj Austrisë së Vjenës në kryeqytetin austriak me verdhekuqtë që do të kërkojnë që të mos bëjnë të njëjtat gabime si në sfidën e përpara 2 javëve.

Schalke 04 që ka vetëm fitore në fazën e grupeve do të kërkojë të arrijë suksesin edhe ndaj Krasnodarit për të mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit për në raundin e 1/16 të Europa League. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zenit e Shakhtarit, të cilat kryesojnë grupet respektive D dhe H me 9 pikë. Këto dhe ndeshjet e tjera të kësaj faze të Europa League, do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës Digitalb.

Top Channel