Në një ditë 233 gjoba për mungesën e rripit të sigurimit

03/11/2016 00:00

Policia arrestoi një ditë më parë pesë persona, tre prej të cilëve ngisnin automjetin në gjendje të dehur, ndërsa dy prej tyre pa leje drejtimi.

Ajo që bie në sy në gjobat e vendosura në 24 orët e fundit, është ajo e drejtimit të makinës pa rrip sigurimi. 283 të tilla janë vënë në gjithë vendin. Policia konstaton se pavarësisht këshillimeve të drejtuesve të automjeteve, prapë ka një numër të lartë që nuk po binden.

289 gjoba u vendosën për shpejtësi dhe parakalim të gabuar. Gjatë së mërkurës policia ka vendosur të paktën 1 mijë e 800 gjoba, një pjesë e konsiderueshme e të cilave i kalon 10 mijë lekë të reja.

Top Channel