Mourinho: Ja pse e ktheva Schweinin

03/11/2016 00:00

Edhe pse 2 muaj më parë ishte në qendër të kritikave sepse e la jashtë skuadre, madje duke e dërguar të stërvitej me ekipin e të rinjve, sot trajnerit Mourinho nuk i vjen aspak ‘turp’ që të bëjë një prapakthehu, e madje dhe ta justifikojë këtë vendim të tij.

Në fillim të kësaj jave portugezi që drejton Manchester United riktheu në skuadrën e parë gjermanin Schweinsteiger dhe ky është një vendim që ai kërkon ta quajë profesional, por edhe human njëkohësisht.

“Duke parë mënyrën profesionale me të cilën Bastian është duke punuar me përgatitësin atletik, mendojmë se është një vendim human dhe profesional që ai të rikthehet në skuadrën e parë. Në rast se ai do të marrë  një vendim për të lënë skuadrën, ai do të jetë gati që të luajë në çdo moment. Por në rast se ai vendos të qëndrojë, është një zgjedhje më shumë”, u shpreh Mourionho.

“Nuk kemi problem në mesfushë apo në mbrojtje, por nëse do të kemi, ai është një zgjedhje më shumë. Është një vendim pozitiv për grupin, për të dhe për ne. Bëhet fjalë një vendim të marrë në një periudhë të sezonit, ku ishte e vështirë që të stërviteshim të gjithë bashkë”, shtoi më tej Mourinho.

Schweinsteiger që në verën e këtij viti deklaroi tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane u bë pjesë e “Dajve të Kuq” verën e shkuar dhe është një prej futbollistëve më të paguar në Manchester United, me plot 10 mln euro në sezon.

Top Channel