AI akuzon Italinë, po trajton keq emigrantët

03/11/2016 00:00

Policia italiane vihet në shënjestër të akuzave për torturimin e emigrantëve gjatë procesit të regjistrimit të tyre, nga Amnisti International.

Organizata për të drejtat e njeriut pretendon se ka është sinjalizuar për 24 raste abuzimesh, ku përfshihen rrahje dhe goditje me elektroshok. Amnisty thekson se sjellja e shumicës së policëve italiane ishte profesionale, por kërkon një verifikim të pavarur të pretendimeve.

“Trysnia e Bashkimit Europian ndaj Italisë për të ashpërsuar qëndrimin ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, ka çuar në dëbime të paligjshme, trajtime të këqija e në disa raste tortura”, pohon organizata, që citon dëshminë e një 27-vjeçari nga Darfuri, i cili thotë se ishte rrahur e goditur me elektroshok para se të detyrohej të zhvishej.

Gjithashtu një 25-vjeçare nga Eritrea rrëfen se ishte qëlluar në fytyrë nga një polic deri sa pranoi të jepte shenjat e gishtërinjve, ndërsa një 16-vjeçar tregon se policia kishte ushtruar forcë në organet e tij gjenitale.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Italia e cila ka thënë gjithmonë se i trajton me profesionalizëm e kujdes emigrantët. Shumë emigrantë të paligjshëm hezitojnë t’u merren shenjat e gishtërinjve, me frikën se nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Italia, në drejtim të vendeve të Europës Veriore.

Top Channel