“CEZ”, Balla-Berishës: Do të dëshmosh në komisionin hetimor

03/11/2016 00:00

Në vijim të fjalës së tij në Kuvend, deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar se, Parlamenti ka vendosur ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e CEZ.

Nga podiumi, Balla ka paralajmëruar ish-kryeministrin Berisha se do të thirret për të dëshmuar në këtë komision.

“Me vendim të Kuvendit është ngritur një komision hetimor për marrëveshjen me CEZ dhe ligji do të veprojë për këdo. Zoti Berisha, je thirrur si dëshmitar në komision. Sipas ligjit për komisionet hetimore je i ftuar të vish me vullnet të lirë, ndryshe, sërish sipas ligjit, do t’i kërkojmë policisë të të sjellë me forcë. Unë e di që ti i ke frikë këto, por bën mirë të vish”, i ka thënë Balla Berishës.

Top Channel