Aguero larg Man.City-t!

03/11/2016 00:00

Reali i Madridit rishfaq interesin për Sergio Agueron. Sipas asaj që publikohet në median britanike, sulmuesi argjentinas nuk është në momentin e tij më të mirë te Manchester City dhe mund të largohet nga skuadra edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2019.

Nga situata e krijuar do të kërkojë të përfitojë Reali i Madridit, i cili sipas tabloidit “Mirror” do të tentojë të rikthejë në Spanjë, Agueron  në merkaton e muajit qershor. Por në këtë pikë Reali i Madridit haset me një pengesë që është sanksioni i FIFA me bllokim të merkatos së “Los Blancos” për 2 sesionet e ardhshme.

Aguero e la Atletico Madrid për të kaluar në Premier League në verën e vitit 2011 me Manchester City që pagoi 32 milionë paund për kartonin e tij. Me ardhjen e Guardiola-s te Citizens, duket se argjentinasi nuk po ndihet mirë dhe raportet me trajnerin katalanas nuk janë shumë të mira, gjë që ka sjellë edhe në rritjen e probabilitetit për largimin e tij nga Manchester City.

Pavarësisht gjithçkaje, Guardiola duket se nuk dëshiron të privohet prej Agueros, të cilin ai e konsideron të domosdoshëm për skuadrën e tij në arritjen e objektivave.

Top Channel