Meta, takime në Romanat; jepen kartat për 400 anëtarë

03/11/2016 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë këtë të enjte në një takim me banorë të Romanatit, në Durrës. Në fjalën e tij, Meta nënvizoi se, Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që e mban fjalën.

“Fuqia e LSI-së vjen nga dashuria dhe përkushtimi për njerëzit, për stabilitetin e vendit dhe për të ardhmen e tij. Vjen nga përkushtimi i saj për të qenë faktor bashkëpunimi, dialogu, gjithëpërfshirje dhe konsensusi për çështjet më të mëdha të vendit”, tha Meta.

Gjatë këtij eventi u dhanë kartat për 400 anëtarësime të reja në këtë subjekt politik.

Top Channel