Durrës, i jep fund jetës me fostoksinë 47-vjeçari

03/11/2016 00:00

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, për shkaqe që për policinë janë ende të panjohura.

Sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet lokale, i ndjeri është shtetasi me inicialet F.Gj, 47 vjeç, i cili dyshohet se e ka ndërmarrë veprimin pas konsumimit të një sasie alkooli.

Sipas burimeve, 47-vjeçari ka përdorur fostoksinë. Pasi është gjetur nga familjarët, ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet shtojnë më tej se policia po merr në pyetje familjarët e tij për të hedhur dritë mbi arsyet që e çuan drejt këtij veprimi.

Top Channel