Sekuestrohen 180 kg kanabis në një kamion në Portin e Durrësit

03/11/2016 00:00

Rreth 180 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në portin e Durrësit të kapura në një kamion, ndërsa është vënë në pranga një shtetas 28 vjeçar.

Personi i arrestuar mësohet se është shtetasi Altin Avdurramani, banues në Lushnje.

Sipas policisë, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë në një kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057,  që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit  u gjetën dhe u sekuestruan 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

Top Channel