Vrasja e vëllezërve Bytyçi, familjarët kërkojnë drejtësi në Serbi

02/11/2016 00:00

Fatos Bytyçi, vëllai i tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë pas luftës së Kosovës në Serbi, ka takuar zyrtarët e lartë të shtetit serb nga të cilët ka kërkuar drejtësi.

Tre vëllezërit Bytyçi u vranë pasi ishin arrestuar duke shpëtuar një familje nga Prizreni dhe duke i transportuar për në Serbi. Nga Nju Jorku patën ardhur si pjesëtar të brigadës Atlantiku të UÇK-së.
Forcat serbe i arrestuan për kalim ilegal kufiri dhe ata asnjëherë nuk dolën të gjallë nga paraburgimi.

“Nuk kam besim se ata të njëjtën ngjarje pas 17 vitesh e përsëritin. Por do e shohim, kam besim se ashtu siç është zoti ata do ta ndriçojnë. Por është problemi se ata kanë argumentin se Gjeneralët e dinë se kush e ka dhënë urdhrin”, shprehet Fatos Bytyçi, vëllai i viktimave.
Ky rast është përmendur si një nga pengesat më të mëdha të raporteve Serbi-SHBA pasi gjyqi i filluar për vrasjen e vëllezërve të arrestuar dhe dënuar me 15 ditë burg, kurrë nuk mori epilogun e duhur. Familja ka deklaruar se në të janë përfshirë njerëz të fuqishëm. Por, Bytyçi thotë se sa të jetë gjallë nuk do të ndalojë.

“Ata po mundohen që rasti Bytyçi, mos kryhet. Por më shumë më forcon mua dhe qeverinë amerikane. U kam thënë se nuk largohem pa u kryer rasti. Nuk kam frikë nga kërcënimet, shprehet Bytyçi.

Familja Bytyçi beson se departamenti i shtetit është i interesuar t’i jap fund këtij rasti tragjik që i mori jetën Yll, Agron e Mehmet Bytyçit, të cilët megjithatë vetëm po ndihmonin fqinjët e tyre.

Top Channel